• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Konferencë "Zgjerimi i ardhshëm i madh i Evropës: Kontribut për paqe apo sfidë për stabilitet në Evropë"

Konferencë

Shkup, 27 janar 2024 (MIA) - Konferencë ndërkombëtare me temë "Zgjerimi i ardhshëm i madh i Evropës: Kontribut për paqen apo sfidë për stabilitetin e Evropës" do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Unionit panevropian të Maqedonisë, ndërsa në bashkëpunim me Unionin panevropian të Austrisë.

Konferenca është me rastin e 101 vjetorit të Lëvizjes panevropiane në Evropë dhe 30 vite nga themelimi i Unionit panevropian të Maqedonisë.

Nga Unioni panevropian i Maqedonisë informojnë se konferenca ka për qëllim të nxisë dialog gjithëpërfshirës për implikimet nga zgjerimi i ardhshëm i madh i Evropës, ndërsa do të flasë edhe për kontributet potenciale për paqen dhe për sfodat të cilat vendosen për të ardhmen e Evropës.

Pjesëmarrësit e konferencës do të debatojnë për ndikimin e zgjerimit të BE-së ndaj paqes dhe stabilitetit në Evropë, për sfidat ekonomike, politike dhe sociale të imponuara nga zgjerimi i BE-së - zhvillimi i industrisë, energjisë, demografia, emigracioni dhe roli i vendeve kandidate në të ardhmen e Evropës. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR