• e martë, 24 dhjetor 2024

Konferencë vjetore për decentralizim dhe vetëqeverisje lokale

Konferencë vjetore për decentralizim dhe vetëqeverisje lokale

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara - UNDP, me përkrahje të Qeverisë së Zvicrës, sot organizojnë konferencë vjetore për decentralizim dhe vetëqeverisje lokale, me temë "Drejt vetëqeverisjes së qëndrueshme lokale: sfidat, mundësitë dhe strategjia për të ardhmen".

Siç kumtoi Ministria, tema kyçe, për të cilat do të bisedohet në konferencë janë reforma e vetëqeverisjes lokale - ndryshime për pushtete më efikase, përgjegjëse dhe llogaridhënëse lokale, transformimi digjital në nivel lokal dhe planifikimi i integruar strategjik në nivel kombëtar dhe lokal.

"Në konferencë është paraparë prania e kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, ndërsa fjalime hyrëse do të kenë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, kryetari i BNJVL-së dhe kryteari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjieski, ambasadorja e Zvicrës në Maqeodninë e Veriut, Veronik Ulman, ambasadorja e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larson Xhain dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian, kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR