• e enjte, 26 dhjetor 2024

Konferencë vjetore për decentralizim dhe qeverisje Lokale

Konferencë vjetore për decentralizim dhe qeverisje Lokale

 Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA)  -  Në Shkup, sot dhe nesër do të mbahet Konferencë vjetore për decentralizim dhe qeverisje lokale, në organizim të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara - UNDP dhe në partneritet me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.

 Hapja e konferencës, e cila sivjet është në temën "Qytetarët në fokus: Krijimi i një të ardhme me shërbime më të mira lokale", do të mbahet më 6 dhjetor (e mërkurë), me fillim nga orën 10:30, në hotelin Aleksandër Pallas.

 Siç paralajmërojnë organizatorët, në hapjen e konferencës vjetore fjalime do të mbajnë Risto Penovi, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Orce Gjorgjievski, kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Komunës së Kisella Vodës, Veronik Ulman, ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Ami Larson Xhain, ambasadore e Suedisë në Maqedoninë e Veriut dhe Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR