• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Konferencë vjetore e MASIT

Konferencë vjetore e MASIT

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Oda ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit - MASIT sot do ta mbajë konferencën vjetore me temë: "Building Bridges: Towards Our Common Digital Future", me moton #DIGITALUNITED.

Qëllimi është, siç kumtoi Oda, të dërgojë porosi për bashkimin e të gjithë faktorëve në shoqëri, të cilët kanë rol të madh në proceset e digjitalizimit dhe transformimit digjital në vend.

Në konferencë u paralajmërua prania e presidentit Stevo Pendarovski, zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe drejtorit të Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit, Gazmend Abdia.

Konferenenca vjetore e MASIT mbahet në partneritet me ProKredit bank, me përkrahje të Piksel, USAID dhe Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR