• e enjte, 26 dhjetor 2024

Konferencë "Të bashkuar kundër dhunës në familje në Ballkanin Perëndimor"

Konferencë

Shkup, 321 tetor 2024 (MIA) - Në organizim të Organizatës humanitare gjermane Arbeiter-Samariter-Bund (ASB) dhe Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në Shkup do të mbahet Konferencë rajonale në kuadër të projektit "Të bashkuar kundër dhunës në familje në Ballkanin Perëndimor - Bashkëpunimi rajonal dhe mbështetje për strehimoret për viktimat e dhunës në familje".

Projekti është i financuar nga Qeveria gjermane dhe zbatuar nga ASB-ja dhe autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare nga 11 komuna në Ballkanin Perëndimor.

Në konferencë është paralajmëruar fjalim i zëvendësministrit për Politikë dhe Punë Sociale, Gjoko Vellkovski, zëvendës ambasadorit të ambasadës gjermane në Maqedoninë e Veriut, Jan-Aleks Fos, si dhe ministri dhe këshilltarët dhe ministrat e Bosnje e Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë.

"Qëllimi primar i këtij takimi është të inkurajojë dialogun midis të gjitha palëve të interesuara, duke theksuar rëndësinë thelbësore të masave të mbrojtjes sociale. Është vërejtur se për herë të parë përfaqësues të strehimoreve për viktimat e dhunës në familje janë pjesë e një rrjeti të integruar për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës", kumtoi organizatori. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR