• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Konferencë shkencore-teknologjike "Industritë tradicionale dhe sektorët krijues të penguar nga kriza ekonomike"

Konferencë shkencore-teknologjike

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Industritë tradicionale dhe sektorët krijues të penguar nga kriza ekonomike", është titulli i konferencës shkencore-teknologjike që do të mbahet sot në Shkup në organizim të Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut  në bashkëpunim me organizatën "Maqedonia 2025".

Forumin do ta hapë presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa në suaza të konferencës fjalime përshëndetëse do të kenë Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetar i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve dhe Majk Zafirovski, bashkëthemelues dhe anëtar i Bordit të drejtorëve të "Maqedonia 2025".

Sipas agjendës, në konferencë do të mbahen dy panel - diskutime me temën "Rritja e bizneseve nëpër investime në zhvillimin shkencor-teknologjik dhe inovacione - roli i shtetit" dhe "Lidhshmëria e bizneseve me inovacionet dhe zhvillimin teknologjik përmes arsimit dhe politikave arsimore".

Panelistët në konferencë janë Regina Samer, drejtoreshë e partneriteteve strategjike dhe politikave në Inkubatorin Suedez dhe Parqet e Shkencës, Robert Doer, kryetar i Institutit të Ndërmarrjeve të SHBA-së, Vesna Ivanovska, drejtoreshë e përgjithshme e Qendrës për Arsim dhe Zhvillim dhe menaxhere e programit të Sivus Akcelerator, Vlado Dimovski, profesor në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Lubjanës, Slavko Gaber, profesor i sociologjisë së edukimit në Fakultetin e Pedagogjisë në Universitetin e Lubjanës dhe ish-ministër i Arsimit, Gligor Bishev, profesor universitar dhe anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës Shparkase, Aleksandra Naqeva Ruzhin, profesoreshë në Kolegjin Amerikan në Shkup dhe ish ambasadore e Maqedonisë së Veriut në Suedi dhe Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR