• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Konferencë: "Roli Mbikëqyrës i Avokatit të Popullit mbi sektorin e sigurisë nga aspekti i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve"

Konferencë:

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Konferencë me temën "Roli mbikëqyrës i Avokatit të popullit mbi sektorin e sigurisë nga aspekti i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve" do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Avokatit të popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për Menaxhim me Sektorin e Sigurisë (DCAF).

Konferenca mbahet në suaza të Programit për reforma në sektorin e inteligjencës dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut i financuar nga Zvicra, Suedia, Holanda dhe Bashkimi Evropian.

Siç është paralajmëruar, fjalime hyrëse në konferencë do të kenë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, avokati i popullit Naser Ziberi, ambasadori i Zvicrës Veronik Hulman dhe ndihmës drejtori dhe udhëheqës i Departamentit për politika dhe hulumtime DCAF, Hans Born.

Në konferencën me temë "Avokati i popullit dhe mbikëqyrja e sektorit të sigurisë: rolet, përgjegjësitë dhe trendet rrjedhëse", do të flasin Hans Born, ndihmës drejtor dhe udhëheqës i Departamentit për politika dhe hulumtime, DCAF, Luka Glushac nga Instituti për filozofi dhe teori sociale nga Universiteti në Beograd, Iskra Akimovska-Maletiq, profesoreshë universitare nga Fakulteti i Sigurisë -Shkup dhe Vedije Ratkoceri, profesoreshë universitare nga Universiteti i Evropës Juglindore.

Në pjesën e dytë të Konferencës, me temë "Komponente praktike të rolit të Avokatit të popullit në mbikëqyrjen e inteligjencës dhe sigurisë: perspektiva, sfida dhe praktikat më të mira lidhur me format tjera të mbikëqyrjes", panelistë do të jenë avokati i popullit për inteligjencën nga Finlanda, Kimo Hakonen, kryetari i Komisionit Kuvendor për Mbikëqyrje mbi Punën e AI dhe ASK-së, Lupço Prenxhov, ish avokatja e popullit e Republikës së Kroacisë, Lora Vidoviq dhe gjyqtari suprem dhe kryetar i Shoqatës së gjyqtarëve, Xhemali Saiti. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR