• e enjte, 26 dhjetor 2024

Konferencë: Qasje ndërsektoriale dhe partneritete për barazi gjinore dhe përforcim të grave

Konferencë: Qasje ndërsektoriale dhe partneritete për barazi gjinore dhe përforcim të grave

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Ekziston përparim në përfaqësimin e grave në organe drejtuese. Barazia gjinore dhe përfircimi i grave kërkojnë qasje ndërsektoriale dhe partneritete mes ektorit shtetëror, sektorit të biznesit dhe shoqërisë qytetare. Normat kulturore, paragjykimet, pabarazitë strukturore akoma janë barriera të mëdha të cilat i dekurajojnë gratë të mos synojnë pozicione udhëheqëse dhe pozita lideri, si dhe të mos udhëheqin kompani. Këto janë disa nga parullat të cilat u cekën në konferencën e sotme "Gra të suksesshme për rajon të suksesshëm" në organizim të "Women on Boards Adria - WOBA" (Gra në organe drejtuese Adriatik).

Në konferencë u cek se është e domosdoshme të gjithë faktorët të vazhdojnë me punë të përbashkët për avancimin e barazisë gjinore dhe përfaqësimit më të madh të grave në strukturat drejtuese.

Elizabeta Gjeorgievska, bashkëshortja e presidentit të stetit, SStevo Pendarovski theksoi se pengesat që i parandlaojnë gratë të arrijnë drejt niveleve më të larta në botën e biznesit më shpesh rrjedhin nga normat e dhëna historike për rolin e gruas dhe rolet e saja të dhlna shoqërore të cilat janë formësuar nga kulturat patriarkale.

Gjeorgievska potencoi se krahas angazhimeve për ta rrënuar kulmin e qelqtë, duhet të punojmë edhe në nxitjen e grave të kenë pozicione të barabarta startuese me burrat, si dhe zhvillim të karrierës.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi theksoi se edhe krahas hapave të konsiderueshëm në disa vitet e fundit, gratë vazhdojnë të përballen me barriera sistematike të cilat e pengojnë përparimin e tyre në vendin e punës.

Ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler në video fjalimin potencoi se gratë edhe më tej vazhdojnë të përballen me rrethana të pabarabarta në fuqinë e punës dhe në jetën e përditshme.

Ben Nupnau, zëvendës-shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në vend theksoi se pjesëmarrja e grave është forcë shtytëse e rritjes dhe inovacioneve. Potrencoi se në biznes, politikë dhe shoqëri si tërësi mund ta arrijmë potencialin tonë të plotë, vetëm nëse i shfrytëzojmë të gjitha talentet tona dhe llojllojshmërinë tonë të plotë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR