• e shtunë, 23 nëntor 2024

Konferencë parlamentare "E ardhmja e transportit" në Prishtinë

Konferencë parlamentare

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Deputetët nga Komisioni kuvendor për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Maria Georgievska, Ollga Llozanovska dhe Berat Ajdari sot dhe nesër do të marrin pjesë në konferencën parlamentare në temë "E ardhmja e transportit", që mbahet në Prishtinë. 

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, qëllimi i konferencës është që komisionet parlamentare të diskutojnë për të ardhmen e transportit dhe tranzicionin në lidhje me nevojën e ulët të gjurmëve të karbonit. 

Në konferencë është paraparë që të diskutohet për mbrojtje të mjedisit jetësor në drejtim të qëndrueshmërisë, transportit të pastër dhe lëvizshmërisë së mençur. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR