• e premte, 27 dhjetor 2024

Konferencë për pjesëmarrje të organizatave civile në procesin e inkuadrimit në BE

Konferencë për pjesëmarrje të organizatave civile  në procesin e inkuadrimit në BE

Shkup, 28 mars 2023 (MIA) - Në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, sot do të mbahet konferencë me temën "Organizatat civile – katalizatorë të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut", në të cilën fjalë përshëndetëse do të kenë zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, ambasadori evropian Dejvid Gir, ambasadorja suedeze në vend, Ami Larson Xhain dhe sekretarja shtetërore në SÇE dhe zëvendëskryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu-Halili.

Qëllimi i konferencës është të prezantojë modelet e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe të hapë një diskutim rreth tyre.

Prezantimin e modeleve të angazhimit të organizatave civile në procesin e inkuadrimit në BE do ta mbajë eksperti për bashkëpunim me organizatat civile në negociatat për inkuadrim në BE, Momçillo Raduloviq.

Konferenca është organizuar me mbështetjen e Suedisë përmes projektit "Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut", të cilin e zbaton Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS). sa/

QËNDRONI TË LIDHUR