Konferencë për parandalim dhe mbrojte nga dhuna ndaj grave dhe vajzave
- Konferencë për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe vajzave, me fokus në dhunën kibernetike, do të mbahet sot në Kuvend, të organizuar nga Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave.
- Post By Besnik Shuki
- 07:46, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Konferencë për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe vajzave, me fokus në dhunën kibernetike, do të mbahet sot në Kuvend, të organizuar nga Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave.
Janë paralajmëruar fjalime hyrëse të presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska - Davkova, ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, drejtoreshes ekzekutive të Lobit të grave të Maqedonisë, Daniella Dimitrievska, kryetares së Lobit evropian të grave - EZHL, Iliana Ballabanova, e cila do të kyçet me video porosi dhe të Liljana Popovskës, ish deputete dhe anëtare e Komitetit ekzekutiv të Lobit evropian të grave.
Në konferencë do të prezantohet Raporti i EZHL-së për dhunën kibernetike dhe praktikat evropiane në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, ndërsa fjalime do të mbajnë edhe përfaqësuesit e Observatorit kundër dhunës ndaj grave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gjykatës penale themelore, SOS-Linjes falas celulare kombëtare për viktima të dhunës familjare pranë KKBGJ. bsh/
Foto: MIA arkiv