• e enjte, 26 dhjetor 2024

Konferencë për "Mbrojtjen e privatësisë në epokën digjitale: në kërkim të zgjidhjes së përbashkët“

Konferencë për

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet konferenca për privatësisë në epokën digjitale: në kërkim të zgjidhjes së përbashkët“ me mbështetje nga Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit "Mbrojtje teknike dhe e integruar e të dhënave personale - ndërtim i ekosistemit inkluziv digjital", i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe Shoqata Konekt.

Në pjesën hyrëse nga konferenca janë paralajmëruar fjalimi i euroambasadorit Dejvid Gir, ministri i Soqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, i sekretares së përgjithshme të Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale, Leonora Kadriji, si dhe e drejtorit ekzekutiv të Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari dhe e drejtoreshës ekzekutive të Shoqatës Konekt, Nikica Kusinikova.

Pjesëmarrësit në konferencë do të kenë mundësi të diskutojnë edhe të mësojnë diçka më tepër rreth mbrojtjes të së drejtës digjitale dhe aktiviteteve të faktorëve të ndryshëm të orientuar drejt promovimit më të madh dhe zhvillimit të kapaciteteve për mbrojtje të privatësisë dhe të drejtave të tjera të njeriut në internet. Krahas kësaj, në konferencë do të ndahen edhe përvoja të oficerëve për mbrojtjen e të dhënave personale që kanë qenë pjesë e aktiviteteve projektuese. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR