• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Konferencë "Nga Sllovenia drejt Maqedonisë së Veriut: Sinergjia e arsimit dhe biznesit në Maqedoni të Veriut"

Konferencë

Shkup, 25 shtator 2024 (MIA) - "Nga Sllovenia drejt Maqedonisë së Veriut: Sinergjia e arsimit dhe biznesit në Maqedoni të Veriut" është titulluar konferenca që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë me Shoqatën e afaristëve nga Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut dhe Organizatës studentore të Maqedonisë së Veriut në Slloveni (OSMS).

Organizuesit paralajmërojnë se në hapjen e konferencës do të flasin ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska dhe ambasadori slloven në vend, Gregor Preskor, pas çka do të prezantohet anketa e kryer nga OSMS.

Janë paraparë panele në temat: Si të rinjtë, e arsimuar në Slloveni, e shohin mundësinë për t'u kthyer në vendin e tyre për të qenë pjesë e komunitetit shoqëror në Maqedoni të Veriut?, Kthimi i dijes - forca të reja të arsimuara për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, ku është paralajmëruar fjalimi i ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Të rinjve, Mundësi dhe motivim nga sektori i biznesit për kthim të të rinjve dhe integrimi i tyre profesional në komunitetin e biznesit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR