Konferencë ndërkombëtare për sfidat ekonomike dhe mundësitë për akreditim ndërkombëtar
- Në Fakultetin Ekonomik- Shkup në Univerzitetin "Shën Kirili dhe Metodi" dje dhe sot mbahet Konferenca e katërt ndërkombëtare me titull Economic and Business Trends Shaping the Future.
- Post By Fami Bajrami
- 12:10, 10 nëntor, 2023
Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Në Fakultetin Ekonomik- Shkup në Univerzitetin "Shën Kirili dhe Metodi" dje dhe sot mbahet Konferenca e katërt ndërkombëtare me titull Economic and Business Trends Shaping the Future.
Siç njoftojnë nga Fakulteti, në konferencën dyditore me mbi 80 pjesëmarrës, do të prezantohen mbi 30 punime shkencore. Në kuadër të kësaj konference u mbajt një aktivitet informativ në bashkëpunim me AACSB (Association to Advance Collegiate Schools of Business).
"Ky sesion ka për qëlim të përfshijë përfaqësues nga i gjithë rajoni në diskutime lidhur me progresin në fushën e edukimit të biznesit dhe rëndësinë e akreditimit të AACSB.Në kuadër të këtij sesioni si folës i ftuar kryesor, fjalim pati profesori Ron Tuninga, drejtor ekzekutiv i AACSB, i cili u fokusua në zhvillimin jetik dhe mundësitë e ardhshme në fushën e edukimit të biznesit ndërkombëtar, duke ndarë në këtë rast pikëpamjet e tij të rëndësishme për këtë çështje lidhur me institucionet akademike në rajon", thonë nga Fakulteti Ekonomik. ms/
Foto: Fakulteti Ekonomik