• e enjte, 26 dhjetor 2024

Konferencë kushtuar partneritetit 30-vjeçar mes Bankës Botërore dhe Maqedonisë së Veriut

Konferencë kushtuar partneritetit 30-vjeçar mes Bankës Botërore dhe Maqedonisë së Veriut

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Në Fakultetin ekonomik në Shkup sot do të mbahet konferenca kushtuar partneritetit 30-vjeçar mes Bankës Botërore dhe Maqedonisë së Veriut.

Në konferencë, sipas agjendës, janë paralajmëruar fjalime të nënkryetarit të Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Antonella Basani, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe dekani i Fakultetit ekonkmik, Predrag Tërpeski.

Në kuadër të konferencës do të mbahen dy panele kushtuar sfidave demografike dhe kapitalit njerëzor. Në panelin e parë janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ndërsa në të dytin të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. bsh/

Foto: Banka Botërore

QËNDRONI TË LIDHUR