• e premte, 27 dhjetor 2024

Konferencë "Komunat miqësore me të rinjtë - Pjesëmarrja e të rinjve në fokus"

Konferencë

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Përfaqësuesit e komunave dhe të këshillave rinorë lokalë, si dhe ekspertët në fushën e politikave rinore do të jenë pjesë e konferencës "Komunat miqësore me të rinjtë - Pjesëmarrja e të rinjve në fokus" që do të mbahet sot në Shkup. 

Në konferencë fjalime të tyre do të kenë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, Aleksandru Albu, Udhëheqës i operacionit 2 në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Orce Gjorgjievski, kryetar i Komunës së Kisella Vodës dhe Sashko Mitovski, kryetar i Komunës së Kriva Pallankës. 

Si pjesë e këtij projekti të konferencës do të ndahet çmim për njërën nga komunat, e cila sipas hulumtimeve të mëparshme të kryera si pjesë e aktiviteteve të projektit, dallohet si e hapur, inkluzive dhe komunë e cila punon në nivel të përmirësimit të qeverisjes lokale dhe përfshirjen e të rinjëve.  

Konferenca ka për qëllim përmirësimin në qeverisjen lokale përmes rritjes së inkluzivitetit dhe ndikimit social të të rinjve në jetën demokratike lokale, ndërsa në kuadër të saj mbahet edhe Dita Ndërkombëtare e Rinisë - 12 gushti. qa/

Foto: Printskrint

 

QËNDRONI TË LIDHUR