• e enjte, 18 korrik 2024

Në Shkup Konferencë "Edukimi mediatik në hapësirat digjitale"

Në Shkup Konferencë

Shkup, 24 tetor 2023 (MIA) - Me konferencën "Edukimi mediatik në hapësirat digjitale" e cila sot do të mbahet në Shkup, Rrjeti për edukim mediatik hap edicionin e pestë të Ditëve të edukimit mediatik (2023).

Konferenca është nën organizim të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Fondacioni Metamorfozis, Instituti i Maqedonisë për Media dhe IREKS dhe do të përbëhet nga dy panele dhe një punëtori.

Ditët e edukimit mediatik janë një aktivitet nacional që ka për qëllim të mobilizojë qytetarët, institucionet arsimore, organizatat qytetare, institucionet mediatike dhe shtetërore për të rritur ndërgjegjësimin për progresin e bërë në edukimin mediatik dhe informativ.

Këtë vit tema është: "Arsimimi mediatik në hapësirat digjitale" dhe del nga tema e Javës globale.

Të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në ngjarjet që do të mbahen drejtpërdrejtë, në mënyrë hibride ose onlajn, si dhe përmbajtjet mediatike që do të prezantohen si pjesë e Ditëve të edukimit mediatik 2023, mund t'i ndjekin në Rrjetin e edukimit mediatik në Fejsbuk, Instagram dhe Youtube si dhe në faqet e internetit https://mediumskapismenost.mk/ dhe https://avmu.mk/. qa

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR