• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Konferencë e USHKO dhe USHT për sfidat e sigurisë në rajonin euroaltantik

Konferencë e USHKO dhe USHT për sfidat e sigurisë në rajonin euroaltantik

Shkup, 2 qershor 2025 (MIA) - Fakulteti i Sigurisë - Shkup pranë Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës sot do të organizojnë konferencë shkencore dhe profesionale që do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Tema e konferencës është "Drejt një zone të sigurt euroatlantike në një botë të globalizuar: Lidhja midis sigurisë dhe shtetit të së drejtës".

"Qëllimi i konferencës është të inkurajojë dialogun konstruktiv për sfidat aktuale të sigurisë me të cilat po përballet rajoni euroatlantik", kumtuan organizatorët. rq/

Foto: printskrin / logoja e Fakultetit të Sigurisë - Shkup

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR