• e shtunë, 23 nëntor 2024

Konferencë e Qendrës për Ndryshimee Klimatike

Konferencë e Qendrës për Ndryshimee Klimatike

 Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Qendra për Ndryshime Klimatike (QNK) organizon konferencë me temë "Masat për efikasitet energjetik si përgjigje ndaj krizës energjetike dhe rritjes së konkurrencës".

Konferenca do të mbahet sot në hotelin "Holidej In" - Shkup, me fillim nga ora 10:00. 

 Siç thuhet në njoftim, qëllimi i konferencës është që t'i lidhë hartusit e politikave, autoritetet  kombëtare dhe vendore, institucionet financiare, shoqatat afariste, kompanitë, si dhe faktorët  e tjerë kryesorë të diskutojnë për krijimin dhe zbatimin e politikave më efektive të për efikasitet energjetik për kompanitë në Maqedoni.

 Takimi do të mundësojë shkëmbimin e informacioneve me hartuesit e politikave për zhvillimet më të fundit në lidhje me masat e efikasitetit energjetik dhe do të kontribuojë në përmirësimin e të kuptuarit të mundësive financiare për zbatimin e masave të efikasitetit energjetik në proceset  prodhuese  të kompanive", thonë nga QNK

Foto: QNK 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR