• e martë, 24 dhjetor 2024

Komunikacioni zhvillohet pandërprerë, nëpër disa rrugë të lagështa

Komunikacioni zhvillohet pandërprerë, nëpër disa rrugë të lagështa

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) – Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” sonte bëjnë thirrje për drejtim me kujdes të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë. 

“Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa. Të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme. Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave, ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve më të imëta të dheut”, theksojnë nga ndërmarrja. 

Prej aty theksojnë se ekipet kujdestare janë vazhdimisht në teren dhe i mirëmbajnë të kalueshme të gjitha akset rrugore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR