• e premte, 22 nëntor 2024

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është i hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3,5 tonë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR