• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR