• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në kushte të dimrit

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në kushte të dimrit

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në kushte të dimrit, nëpër rrugë kryesisht të thata, kumtojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë".

Siç informojnë prej aty, në disa akse rrugore, të cilat kalojnë nëpër gryka, është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla të dheut.

Nga NP "Rrugët e Maqedonisë" apelojnë vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.

Potencojnë se ekipet kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë" vazhdimisht janë në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.

Për të gjitha informatat, pjesëmarrësit në komunikacion mund t'i marrin në telefonin kujdestar 02 25 61 502. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR