• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 17 mars 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende nëpër rrugët të lagështa, kumtuan nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR