• e diel, 24 nëntor 2024

Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata

Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata

Shkup, 26 shkurt 2023 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet pa ndërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët  jashtë mjediseve të qytetit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon  shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR