• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Komunat dhe ministritë kanë shpenzuar mbi 2 milionë euro për shërbime avokatie në vitin 2023

Komunat dhe ministritë kanë shpenzuar mbi 2 milionë euro për shërbime avokatie në vitin 2023

Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Në vitin 2023, komunat dhe Qyteti i Shkupit kanë shpenzuar 67.269.053 denarë (1,1 milion euro) për shërbime avokatie, përderisa ministritë kanë paguar 62.428.934 denarë (1 milion euro), tregon hulumtimi për pagesat për shërbimet e avokaturës nga buxhetet e komunave dhe ministrive që publikoi sot Qendra për komunikime civile.

Sipas hulumtimit, komunat përdorin kritere të ndryshme për përzgjedhjen e avokatëve, duke përfshirë reputacionin, përvojën, qasjen dhe rekomandimet.

Hulumtimi, gjithashtu, tregon se 72 nga 81 komuna kanë angazhuar avokatë, ndërsa një e katërta e tyre paguajnë paushall mujor.

Nga komunat, Qyteti i Shkupit dhe Gazi Baba prijnë me shumat e paguara për avokatë, ndërsa tek ministritë ajo është Ministria e Financave (për funksione shtetërore), pastaj e Drejtësisë dhe ajo e Punës.

Më së shumti para i janë paguar avokatit Vllatko Ristovski, të cilit komuna e Gazi Babës i ka paguar mbi 6 milionë denarë gjatë vitit 2023.

Sipas hulumtimit, komunat dhe ministritë nuk kanë rregulla të brendshme të shkruara për angazhimin e avokatëve, ndërsa furnizimi i shërbimeve të avokatëve është i përjashtuar nga Ligji për furnizimet publike. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR