• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Komuna Tetovës: Punonjësit e "Higjienës komunale" do të transferohen në kompani të re dhe do të marrin pagë të rregullt

Komuna Tetovës: Punonjësit e

Tetovë, 28 nëntor 2023 (MIA) - Me rastin e grevës së sotme të punëtorëve të "Higjienës komunale", Komuna e Tetovës ka dërguar një shkresë ku sqarojnë se do të sigurojnë pagesën e pagave të mbetura. Sipas tyre, krijimi i dy ndërmarrjeve të reja komunale dhe bashkëpunimi me kompaninë sllovene përmes partneritetit publiko-privat është mënyra më e mirë për të siguruar një zgjidhje të përhershme.

"Për t'u përballur me sfidat dhe dështimet e ndërmarrjes komunale u vendos që të themelohen dy ndërmarrje të reja, një për ujësjellës dhe kanalizim dhe një për menaxhimin e mbeturinave. Është e rëndësishme të theksohet se Komuna e Tetovës ka nënshkruar tashmë kontratë për një operator privat dhe kjo kontratë do të hyj në fuqi nga 1 dhjetori 2023, do të rezultoi me transferimin e punëtorëve nga ndërmarrja komunale në kompaninë e re 'ONEUM'. Me këtë ndryshim të gjithë të punësuarit do të marrin paga të rregullta, ndërsa komuna e Tetovës ka marrë përsipër obligimin që të siguroj pagesën e të gjitha pagave të mbetura për këta punëtor", kumtojnë nga komuna e Tetovës.   

Sa i përket NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi "Shari"  nga komuna thonë se janë në fazën e transformimit të punëtorëve nga Ndërmarrja publike komunale Tetovë në ndërmarrje të re.

Sot punëtorët e “Higjienës komunale” nga turni i parë së bashku me turnet e tjera, kanë hyrë në grevë dhe nuk kanë dalë në terren për të mbledhur mbeturinat nga kontejnerët. si/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR