• e premte, 04 tetor 2024

Komuna e Tetovës: Nuk ka pengesa, gjitha rrugët janë të kalueshme

Komuna e Tetovës: Nuk ka pengesa, gjitha rrugët janë të kalueshme

Tetovë, 20 janar 2024 

Ekipet e Komunës së Tetovës janë në terren për të pastruar rrugët pas rreshjeve të borës. 

Është intervenuar në gjithë territorin e Komunës së Tetovës, në malësi dhe në qytet, për t'ju siguruar qytetarëve qarkullim të lirë dhe pa pengesa. 

Gjithashtu, bëjmë thirrje deri tek qytetarët që të vozisin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Situata për momentin është stabile dhe ne po e monitorojmë në çdo moment!

Zyra për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun e Komunës së Tetovës

_______________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR