• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komuna e Tetovës: Nuk bëhet fjalë për kurfarë "kryeqyteti", por për "qendër" të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut

Komuna e Tetovës: Nuk bëhet fjalë për kurfarë

Tetovë, 22 mars 2023 (MIA) - Disa reagime shkaktoi porosia e sotme përmes rrjetit social Fejsbuk nga profili i kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami e shkruar vetëm në gjuhën shqipe (Mirë se erdhët në kryeqendrën shqiptare në Maqedoninë e Veriut), i publikuar me rastin e pritjes së rreth njëzet kryetarëve shqiptarë të komunave nga rajoni.

Nga Komuna e Tetovës sot pasdite dërguan qëndrim shtesë me të cilin kryetari kasami akuzon për keqpërdorim të porosisë së tij.

"Nuk bëhet fjalë për kurfarë 'kryeqyteti', por për 'qendër' të shqiptarëve në Maqedoni të veriut. Në publikimin qëndron shumë qartë ajo që deshëm ta themi. Ky është realiteti, ndërsa ata që dëshirojnë ta keqpërdorin, po tentojnë t'i japin kahje tjetër", thotë Bilall Kasami.

Menjëherë pas publikimit në Fejsbuk reagoi organizata komunale e LSDM-së nga Tetova e cila e porositi Kasamin se nuk duhet të favorizojë asnjë grup etnik kur bëhet fjalë për qytetin.

Reagim pati edhe nga VMRO-DPMNE, parti e cila së bashku me Lëvizjen Besa të Kasamit kanë shumicë në Këshillin komunal të Tetovës.

Komuna e Tetovës sot kumtoi se kryetari i komunës ka mbajtur takim me kryetarët e komunave nga Kosova, ambasadorin e këtij vendi në Shkup dhe kryetarin e komunës së Bujanocit (Serbi) ku u bisedua për realizimin e projekteve të përbashkëta dhe për thellimin e bashkëpunimit mes tyre. Në Tetovë ishin 17 kryetarë të komunave, të cilët me Kasamin vizituan Xhaminë e larme, kompleksin Arabati babaTeqe dhe objekte të tjera kulturore.

Nga 31 këshilltarë në Këshillin e Komunës së Tetovës, Lëvizja Besa me 12 dhe VMRO-DPMNE me katër e kanë shumicën. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR