• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Komuna e Tetovës largoi kiosqet, policia nuk ishte e pranishme për të ndihmuar

Komuna e Tetovës largoi kiosqet, policia nuk ishte e pranishme për të ndihmuar

Tetovë, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Inspektorati komunal sot largoi dhjetëra objekte-baraka të përkohshme në rrugën "Dimo Gavrovski-Kara" në Tetovë, por në të njëjtën kohë ka kritikuar SPB Tetovë se kanë refuzuar të dërgojnë ndihmë gjatë kryerjes së këtyre punëve.

Derisa ekipet gazetareske ishin të pranishme në ngjarje, nuk pati probleme dhe shumica e barakave tashmë ishin boshatisur paraprakisht.

"Pushteti nuk bashkëpunon me Komunën e Tetovës. Ne i kërkuam Ministrisë së Punëve të Brendshme ndihmë 10 ditë më parë për të mbështetur aksionet tona për pastrimin e qytetit, por ata na dërguan një letër të premten dhe na thanë se nuk mund të na ndihmojnë. Më e rëndësishmja, ata thonë se nuk kanë mundur të ndihmojnë për arsye sigurie. Imagjinoni, autoritetet e sigurisë në qytet thonë se nuk mund të na ndihmojnë për arsye sigurie. Ne kemi dy vjet që themi se pushteti nuk bashkëpunon me Komunën dhe ky sot është një shembull konkret për këtë. Fatmirësisht heqja e barakave ka shkuar pa asnjë problem. Këshilli i Komunës së Tetovës ka marrë vendim për heqjen e të gjitha barakave dhe objekteve të përkohshme që janë ngritur pa leje, andaj ky aksion do të vazhdojë", tha Sedat Sulejmani, udhëheqës i inspektoratit komunal.

Sulejmani tha se nuk ka informacion se çfarë do të ketë në vend të këtyre barakave. Ai theksoi se në aksionet e deritanishme janë hequr rreth dhjetëra baraka dhe kiosqe, ndërsa planifikohet të hiqen edhe 20 objekte të tjera.

I pyetur nga një gazetar se a do të hiqen një numër i madh i tezgave të improvizuara, Sulejmani u përgjigj se të gjitha vendet që janë pronë e komunës do të lirohen si hapësira publike.

Gjatë muajit inspektorati komunal ka hequr kiosqet pranë sheshit dhe gjykatës. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR