• e enjte, 18 korrik 2024

Komuna e Tetovës ka filluar me vendosjen e 9.000 poçave elektrike në të gjitha tre bulevardet kryesore të qytetit

Komuna e Tetovës ka filluar me vendosjen e 9.000 poçave elektrike në të gjitha tre bulevardet kryesore të qytetit

Tetovë, 18 dhjetor 2023

Komuna e Tetovës ka filluar me vendosjen e 9.000 poçave elektrike për ndriçimit publik LED në të gjitha tre bulevardet kryesore të qytetit. Kjo masë jo vetëm që ul konsumin e energjisë elektrike për rreth 62%, por gjithashtu ndihmon në reduktimin e emetimit të CO2, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e mjedisit.

Ky projekt ka një ndikim pozitiv të shumanshëm, duke përmirësuar sigurinë për qytetarët dhe cilësinë e jetesës së tyre. Duke vazhduar me këtë rrugë gradualisht, po adresojmë me sukses shumë nga sfidat që ka qyteti ynë. Për ne, Tetova është shumë e rëndësishme, dhe kemi një angazhim të vazhdueshëm për të ndërtuar dhe zhvilluar çdo pjesë të saj.

Zyra për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun
Komuna e Tetovës

______________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR