• e enjte, 18 korrik 2024

Komuna e Tetovës do të bëjë dezinsektimin kundër mushkonjave

Komuna e Tetovës do të bëjë dezinsektimin kundër mushkonjave
Tetovë, 25 korrik 2022 (MIA)- Komuna e Tetovës njofton se sot në zonën e qytetit të Tetovës do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave dhe dëmtuesve tjerë. Dezinsektimi do të bëhet në orët e mbrëmjes, më saktë nga ora 23:30 deri në orët e para të mëngjesit. “Bëjmë apel tek bletarët që të marrin masat e nevojshme mbrojtëse, pra është e nevojshme që bletët të strehohen nëpër kosheret e tyre, të sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit dhe të mos largohen nga kosheret e tyre për 5-6 orë pas spërkatjes së territorit. Në rast të kushteve të pafavorshme klimatike (shi ose erë), dezinsektimi do të kryhet ditën e nesërme ose një ditë tjetër”, theksojnë nga Komuna e Tetovës.  

QËNDRONI TË LIDHUR