• e premte, 27 dhjetor 2024

Komuna e Tetovës do t'i ndajë një milion denarë për rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Komuna e Tetovës do t'i ndajë një milion denarë për rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Tetovë, 7 shkurt 2023 (MIA) - Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të nëntë Këshilli i Komunës së Tetovës vendosi të ndajë mjete financiare si ndihmë për rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi dhe në Siri. Të pranishëm në seancë ishin 29 këshilltarë dhe të gjithë votuan për ta pranuar këtë vendim."Në koordinim me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuar në Këshill kemi vendosur të ndahen një milion denarë (rreth 16.000 euro) për vendet që janë goditur nga tërmetet", konstatoi në seancë Besar Durmishi, kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës.Njëherësh të gjithë 29 këshilltarët e mbështetën propozim-vendimin për formimin e Komisionit për ndjekjen e procedurës për grumbullim dhe dorëzimin e ndihmës në vendet e përfshira nga tërmeti. Do të përcaktohen vende ku qytetarët do të mund të lënë ndihma materiale ndërsa do të shqyrtohet edhe opsioni për hapjen e xhiro-llogarive që të munden banorët të dhurojnë mjete financiare për ndihmë.

QËNDRONI TË LIDHUR