• e enjte, 18 korrik 2024

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës u bë me katër parqe argëtuese për fëmijë

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës u bë me katër parqe argëtuese për fëmijë
Dibër, 14 nëntor 2022 (MIA) - Komuna e Mavrovës dhe Rostushës u bë me katër parqe moderne argëtuese për fëmijë.
"Parqet e fëmijëve janë në vendbanimet Hanet e Mavrovës, Zhirovnicë, Trebishtë dhe Skudrinje. Normalisht, për to më së shumti i gëzuan më të rinjtë, që tek ne zgjoi ndjenjën e kënaqësisë", kumtoi kryetari i Komunës, Medat Kurtovski.
Sipas tij, mjetet janë siguruar nga ana e Qendrës për zhvillim të Rajonit planor të Pollogut (QZHRPP) në bashkëpunim me komunat.
Kurtovski paralajmëroi vazhdim të projekteve të këtilla dhe të ngjashme në interes të më të rinjve.
Paralelisht me atë, gjatë realizimit janë edhe disa projekte për përmirësim të infrastrukturës rrugore në dhe afër vendbanimeve. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR