• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komuna e Gostivarit: Vihet në përdorim platforma digjitale për pagesën e faturave të ujit dhe mbeturinave

Komuna e Gostivarit: Vihet në përdorim platforma digjitale për pagesën e faturave të ujit dhe mbeturinave

Gostivar, 12 korrik 2023 (MIA)- Ndërmarrja publike komunale "Komunalec" ka publikuar video-instruksion për platformën digjitale për pagesën e ujit dhe mbeturinave.

Pagesa bëhet në mënyrë të thjesht dhe të sigurt, ndërsa me pagesën e këtyre faturave, qytetarët kontribuojnë në mbarëvajtjen e infrastrukturës së ujit dhe menaxhimit të mbeturinave në Gostivar.

“Me ndihmën tuaj, mund të ndërtojmë sisteme më të avancuara për të përmirësuar cilësinë e ujit që pimë dhe për të mbrojtur mjedisin tonë të çmuar. Kujdesi për mjedisin dhe siguria e ujit janë prioritete të rëndësishme për ne dhe për të ardhmen tonë”, thonë nga komuna e Gostivarit.

Ata inkurajojnë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj iniciative dhe të paguajnë faturat në kohë dhe se çdo kontribut është një hap drejt përmirësimit të jetës së përditshme për të gjithë qytetarët.

 

QËNDRONI TË LIDHUR