• e premte, 27 dhjetor 2024

Komuna e Gostivarit ka nisur fushatë për llogaridhënie

Komuna e Gostivarit ka nisur fushatë për llogaridhënie

Gostivar, 2 nëntor 2023 (MIA) – Personi i parë i Komunës së Gostivarit publikoi fillimin e fushatës, qëllimi i së cilës është informim për punën e bërë në dy vitet e fundit, periudhë pasi menaxhon në mandatin e dytë.

Përmes profilit të kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari në rrjetin social Fejsbuk, theksohet se ka filluar fushata “Komuna n'punë #2 vjet”, përmes së cilës qytetarët do të informohen për punët dhe aktivitetet e kryera gjatë dy viteve të drejtimit me vetëqeverisjen lokale.

Sipas publikimit, në këtë mënyrë do të mundësohet llogaridhënie dhe transparencë para qytetarëve që për herë të dytë zgjodhën Arben Taravarin si person të parë të komunës së Gostivarit.

Gjatë fushatës, pushteti lokal përmes njoftimeve do të informojë për projektet dhe punët e kryera që janë financuar dhe realizuar nga komuna dhe ndërmarrjet publike komunale në infrastrukturë, arsim, kulturë, mbrojtje sociale dhe fusha të tjera që janë nën kompetencën e vetëqeverisjes lokale. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR