• e diel, 05 janar 2025

Komuna e Gostivarit hap aplikimet onlajn për mbështetjen financiare prej 6000 denarë për fëmijët e posalindur

Komuna e Gostivarit hap aplikimet onlajn për mbështetjen financiare prej 6000 denarë për fëmijët e posalindur

 Gostivar, 3 janar 2025 (MIA) -  Komuna e Gostivarit sot bëri të ditur se ka paraparë ndarjen e 6.000 denarëve për çdo fëmijë të posalindur.

 Aplikimi bëhet në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit, www.gostivari.gov.mk ku kërkohet certifikata e lindjes së foshnjës, letërnjoftimi i babës dhe nënës, transaksioni bankar i njëri nga prindërit dhe numri i kontaktit.

 Kjo masë erdhi me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, ndërsa u votua në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Gostivarit.

"Kjo mbështetje financiare për familjet e porsalindura mund të lehtësojë disi shpenzimet fillestare dhe tregon përkushtimin e komunës ndaj politikës sociale dhe familjeve", theksohet në kumtesë. 

 Foto: Komuna e Gostivarit

 

QËNDRONI TË LIDHUR