• e premte, 08 nëntor 2024

Komuna e Dibrës filloi me azhurnimin e bazës së të dhënave tatimore

Komuna e Dibrës filloi me azhurnimin e bazës së të dhënave tatimore
Dibër, 16 shkurt 2022 (MIA) - Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, sot mbajti takim me të punësuarit në sektorin tatimor, me të cilën është shënuar fillimi  i procesit të azhurnimit të bazës së të dhënave tatimore. "Pas fazës përgatitore, sot filloi faza e zbatimit të aktiviteteve në teren në lidhje me azhurnimin e bazës së të dhënave tatimore, të siguruara me pakon e ndihmës teknike nga projekti i USAID-it për përforcim të kapaciteteve të shfrytëzimin e resurseve në komunën e Dibrës", deklaroi Duka. Siç tha për MIA-n, me përfundimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, është i bindur se do të rritet efikasiteti i pagesës së tatimeve. "Deri më tani pagesa është e parëndësishme, rreth 30 për qind. Me realizim të këtij aktiviteti presim që kjo të jetë 100 për qind, që do të nënkuptojë edhe rritje të mjeteve në buxhetin e komunës. Dua të theksoj se mjetet përsëri do t'iu kthehen qytetarëve përmes investimeve për projekte të cilat janë në interes të tyre", theksoi Duka. Azhurnimi i bazës së tatimeve të të dhënave, sqaron ai, do të realizohet në fshatrat e banuara, si dhe në qytetin e Dibrës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR