• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Komuna e Çairit dënon sulmin ndaj Arsovskës, thekson se asnjë i punësuar nuk është i përfshirë në ngjarje

Komuna e Çairit dënon sulmin ndaj Arsovskës, thekson se asnjë i punësuar nuk është i përfshirë në ngjarje

Çair, 11 korrik 2025 (MIA) - Komuna e Çairit dënon ashpër incidentin e ndodhur mes Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dhe disa individëve në territorin e Komunës së Çairit. Të tilla akte janë të papranueshme dhe përbëjnë cenim të rëndë të normave të sjelljes në një shoqëri demokratike dhe të civilizuar, thonë nga Komuna.

Duke e konsideruar të rëndësishme informimin korrekt të opinionit publik, sqarojnë se ngjarja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me institucionin tonë.

"Asnjë i punësuar apo funksionar i Komunës së Çairit nuk ka qenë i përfshirë apo i pranishëm në vendin e ngjarjes", theksojnë nga Komuna.

Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së rendit publik, respektimit të institucioneve dhe promovimit të bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve.

"Në këtë kontekst, mbetet në kompetencën e institucioneve përkatëse që, sipas procedurave të tyre, të veprojnë me kujdes dhe përgjegjësi, në funksion të sqarimit të ngjarjes dhe ruajtjes së qetësisë publike", thonë nga Komuna e Çairit.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, u sulmua fizikisht sot gjatë kryerjes së detyrave të punës në Çair. Ajo u kërcënua edhe verbalisht nga disa persona. sa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR