• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kompozitorit Lupço Konstantinov do t'i ndahet çmimi "11 Tetori"

Kompozitorit Lupço Konstantinov do t'i ndahet çmimi

Shkup, 11 tetor 2023 (MIA) - Çmimi shtetëror "11 Tetori" për vitin 2023 sot në Kuvendin e Republikës së Maqerdonisë së Veriut do t'i ndahet kompozitorit Lupço Konstantinov. 

Çmimi, siç bëri të ditur Ministria e Kulturës, kompozitorit Konstantinov i ndahet për vepër jetësore në lëminë e kulturës dhe artit. 

Me çmimin shtetëror "11 Tetori" jepet vlerësimi më i lartë për veprën jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik.

Çmimi shtetëror jepet nga Këshilli për dhënien e çmimit shtetëror "11 Tetori", i përbërë nga një kryetar dhe 12 anëtarë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR