• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kompleksi UNRVA-s në Jerusalemin Lindor do të qëndrojë i mbyllur derisa të sigurohet siguria e tij

Kompleksi UNRVA-s në Jerusalemin Lindor do të qëndrojë i mbyllur derisa të sigurohet siguria e tij

 Jerusalem, 10 maj 2024 (MIA) -  Zyra në Jerusalimin Lindor të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë (UNRVA) do të mbetet e mbyllur pasi protestuesit izraelitë i vunë zjarrin një pjese të kompleksit.

Shefi i UNRVA-s, Filipe Lazarini, në Iks ka shkruar se ka vendosur ta mbajë objektin të mbyllur derisa të sigurohet siguria. Sipas tij, incidenti që ka ndodhur dje është i dyti i këtij lloji në më pak se një javë. 

 "Ky është një zhvillim shqetësues. Jetët e të punësuarve  në KB sërish janë në rrezik serioz. Si fuqi pushtuese, Izraeli mban përgjegjësi që të garantojë që personeli dhe objektet e KB-së mbrohen në çdo kohë”, tha Lazarini.

 UNRVA u krijua për të ndihmuar palestinezët që u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës së vitit 1948 - periudha kur u krijua shteti i Izraelit. Agjencia një kohë të gjatë është cak i  armiqësisë izraelite.

 Policia izraelite njoftoi se ka nisur një hetim për zjarrvënien në kompleksin e Agjencisë.

 Të dhënat paraprake nga hetimi policor tregojnë se kryerësit janë të mitur, për të cilët mësohet se janë nën pragun ligjor të përgjegjësisë penale", thuhet në njoftim.

 Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, përfaqësuesit e autoriteteve izraelite kanë bërë thirrje që agjencia të mbyllet, duke e akuzuar për bashkëpunim me grupin radikal palestinez Hamas -  akuzë që KB-ja kategorikisht e hedh poshtë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR