• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kompetencat e shefit të shtetit

Kompetencat e shefit të shtetit

Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Maqedonisë së Veriut prezanton shtetin. Është Komandant suprem i forcave të armatosura. Të drejtat dhe detyrat i kryen në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, ndërsa zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë dhe me mandat prej pesë vjetësh.

Zgjedhja për president të Republikës bëhet në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit të mëparshëm. Në rast të përfundimit të mandatit të presidentit për çfarëdo arsye, zgjedhja e presidentit të ri bëhet brenda 40 ditëve nga dita e përfundimit të mandatit.

I njëjti person mund të zgjidhet president maksimumi dy herë. Presidenti duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për president mund të zgjidhet personi që ka mbushur të paktën 40 vjeç në ditën e zgjedhjeve. Për president nuk mund të zgjidhet personi i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë së Veriut së paku dhjetë vjet në 15 vitet e fundit.

Para marrjes së detyrës, Presidenti i Republikës jep deklaratë solemne para Kuvendit me të cilën obligohet se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në shtet.

Në rast të vdekjes, dorëheqjes, pengesës së përhershme për të ushtruar postin ose ndërprerje të mandatit sipas fuqisë së Kushtetutës, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, postin e Presidentit të Republikës e ushtron kryetari i Kuvendit.

Krijimin e kushteve për pushimin e postit të Presidentit të Republikës e përcakton Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë sipas detyrës zyrtare.

Detyra e Presidentit të Republikës nuk lejon kryerjen e një funksioni, profesioni ose pozicioni tjetër publik në një parti politike. Presidenti i Republikës gëzon imunitet. Për heqjen e imunitetit të presidentit vendos Gjykata Kushtetuese me dy të tretat e votave të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve.

 

Presidenti e përcakton mandatorin për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i emëron dhe i revokon me dekret ambasadorët dhe deputetë e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit, i pranon letrat kredenciale dhe revokuese të përfaqësuesve të huaj diplomatik, propozon dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, dy anëtarë të Këshillit gjyqësor republikan, emëron tre anëtarë të Këshillit të sigurimit, i propozon anëtarët e Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare, emëron dhe shkarkon edhe bartës tjetër të funksioneve shtetërore dhe publike të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj, ndanë dekorata dhe mirënjohje, jep falje në përputhje me ligjin dhe kryen funksione të tjera të përcaktuara me Kushtetutë.

Presidenti i Republikës e informon Kuvendin për çështjet e kompetencave të tij së paku një herë në vit.  Kuvendi mund të kërkojë nga presidenti i Republikës mendim për çështje që I takojnë kompetencave presidenciale.

Presidenti i Republikës është Kryetar i Këshillit për Siguri, ndërsa ai përbëhet nga Presidenti, kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministrat që udhëheqin me organet e administratës shtetërore në fushën e sigurisë, mbrojtjes, punëve të jashtme dhe tre anëtarë që i emëron Presidenti i Republikës.

Këshilli i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe i bën propozime Kuvendit dhe Qeverisë.

Presidenti i Republikës është përgjegjës për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve gjatë kryerjes së detyrës. Procedura për konstatimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës inicohet nga Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Për përgjegjësinë e presidenetit vendos Gjykata Kushtetuese me dy të tretat e shumicës së numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve.

Nëse Gjykata Kushtetuese përcakton përgjegjësinë e Presidentit të Republikës, funksioni i tij ndërpritet në bazë të Kushtetutës. ls/

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR