• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komiteti për Koordinimin dhe Menaxhimin me Krizat do të mbajë seancë për gjendjen me zjarret

Komiteti për Koordinimin dhe Menaxhimin me Krizat do të mbajë seancë për gjendjen me zjarret

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA)  - Situata e krizës me zjarret në ambient të hapur, të cilët kanë kapluar pjesë nga vendi, do të shqyrtohet në seancën e Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin me sistemin për Menaxhimin me Kriza, që do të mbahet mëngjesin e sotëm në Qendrën për Menaxhim me Krizat.

QMK njoftoi se seancën do ta udhëheqë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe do të marrin pjesë anëtarët e Komitetit: Aleksandar Nikolloski - zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit dhe Lidhjes, Timço Mucunski - ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Vllado Misajllovski - ministër i Mbrojtjes dhe Arben Taravari - ministër i Shëndetësisë, si dhe udhëheqësi i Grupit për Vlerësimin e Rreziqeve - Stojançe Angelov.

Në seancë do të marrin pjesë edhe Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Zdravko Trajanov, drejtor i NP "Pyjet Kombëtare". rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR