• e shtunë, 23 nëntor 2024

Komisioni për zgjedhje dhe emërime konfirmoi listën e kandidatëve për anëtar të KSHZ-së

Komisioni për zgjedhje dhe emërime konfirmoi listën e kandidatëve për anëtar të KSHZ-së

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme ka përcaktuar listën e kandidatëve për anëtar të KSHZ-së, ka konfirmuar për MIA-n deputeti i Lëvizjes "Besa", Fadil Zendeli.

Janë regjistruar pesë kandidatë për anëtar të ri të KSHZ-së - Berat Dauti, jurist i diplomuar, Abdush Demiri, ekonomist, Robert Trajkovski dhe Zulfi Adili. Pas përcaktimit, lista e kandidatëve duhet të miratohet në seancë plenare.

Sot në mëngjes është ndërprerë seanca e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, është ndërprerë debati për përcaktimin e listës së kandidatëve për anëtar të KSHZ-së pasi kryetarja e Komisionit Marija Georgievska ka theksuar se kandidati i partisë opozitare , Lidhja Europiane për Ndryshim - Abdush Demiri nuk i plotëson kriteret e duhura, sepse është sekretar i përgjithshëm i partisë, ndaj të cilit deputeti i opozitës shqiptare Fadil Zendeli reagoi duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Zendeli theksoi se gjatë aplikimit për shpallje publike është dorëzuar një deklaratë noteriale që vërteton se personi nuk është bartës i pozitës së sekretarit të përgjithshëm të partisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR