• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime e përcaktoi propozim listën për anëtarë të KPMD-së dhe anëtarë të komisioneve të tjera

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime e përcaktoi propozim listën për anëtarë të KPMD-së dhe anëtarë të komisioneve të tjera

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në mbledhjen e sotme e përcaktoi propozim listën për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi dhe komisione dhe institucione të tjera. 

Për anëtarë të KPMD-së me mandat pesëvjeçar nga anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime morën përkrahje kandidatët Flora Kadriu, profesoreshë e diplomuar në grupin klasor nga Shkupi, Dushan Tomshiq, punonjës i diplomuar social nga Shhkupi dhe Zekir Abdullov, jurist i diplomuar nga Dellçeva. Dragana Dërndarevska, juriste e diplomuar nga Shkupi mori mbështetjen e anëtarëve të Komisionit për mandat prej 1 vjet e 2 muaj dhe tetë ditë. Në konkurs ishin paraqitur 25 kandidatë, në mesin e të cilëve edhe anëtarët aktualë të Komisionit Ismail Kamberi dhe Vesna Bendevska.

Kandidatja Ana Nikollovska, juriste e diplomuar nga Ohri e kaloi filtrin e komisionit për kryetar të Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës. Përderisa, për anëtarë të Komisionit morën mbështetje kandidatët Nexhati Alia ekonomist i diplomuar nga Shkupi dhe Rozana Vankovska, juriste e diplomuar nga Shkupi.

Në kuadër të mbledhjes së sotme ishte përcaktuar propozim-vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike. Për anëtarë nga shtatë kandidatë të paraqitur, mbështetje morën kandidatët Vladimir Stanivukoviq, nga Shkupi, menaxher i diplomuar për biznes logjistikë dhe Ervin Rexhepagiq nga Shkupi, inxhenier i diplomuar në elektronikë dhe teknologji informacioni.

Anëtarët e VMRO-DPMNE-së në Komisionin për Emërime dhe Zgjedhje kërkuan që të tërhiqet propozimi për kandidatin Vladimir Stanivukoviq, sepse, siç thanë, ai nuk i përmbush kushtet ligjore dhe se është kryetar i organizatës komunale të LSDM-së në Karposh.

Për anëtar të Komisionit të Agjencisë së Postave ishte përcaktuar kandidati Borçe Gruevski, ekonomist i diplomuar nga Manastiri, i cili konkuron për mandat të dytë.

Në seancën e sotme të Komisionit është përcaktuar propozim-vendimi për zgjedhjen e shoqatës nga fusha e të drejtave të njeriut, të drejtës në polici dhe gjyqësi për mekanizmin e kontrollit civil në përbërje të Avokatit të Popullit. Në konkurs ishte paraqitur Shoqata e Qytetarëve për Hulumtim, Analizë dhe Zhvillim të Politikave Publike Eurothnk - Qendra për Strategji Evropiane, e cila ka nominuar Aleksandar Stojanoskin, jurist i diplomuar nga Shkupi.

Të gjithë këta kandidatë të cilët e kaluan filtrin e komisionit, duhet të gjenden në votim në seancë plenare të Kuvendit. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR