• e shtunë, 23 nëntor 2024

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozon heqjen e të gjitha masave të detyrueshme për Kovid-19

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozon heqjen e të gjitha masave të detyrueshme për Kovid-19

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do t'i propozojë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë që të shfuqizohen të gjitha masat e detyrueshme për Kovid-19, ndërsa ato janë mbajtja e detyrueshme e maskave në spitale, transportin publik, barnatore dhe në shtëpitë e të moshuarve dhe personave me nevoja të veçanta. 

Zëdhënësi i Komisionit, Zllate Mehmedoviq në konferencën e sotme për media tha se kjo vijon pas mbledhjes së fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në të cilën Këshilli për Urgjenca rekomandoi heqjen e gjendjes emergjente për Kovid-19.

Propozimi ka të bëjë edhe më atë që Kovidi të trajtohet si sëmundje e zakonshme ngjitëse e cila do të jetë në nivelin e sëmundjeve të tjera. 

"Rekomandojmë që edhe më tutje njerëzit që do të bëjnë vizita në spitale ose ata të cilët do të gjenden në spital për çfarëdo lloj shërbimi ose intervenimi tjetër ende të përdorin maska mbrojtëse veçanërisht nëse bëjnë pjesë në grupin e qytetarëve me rrezik të lartë të cilët kanë shumë sëmundje, të cilët janë mbi 65 vjet, sepse mbajta e maskave na tregoi për atë se sa mund të parandalohen infeksionet intraspitalore", tha Mehmedoviq.

Комисијата за заразни болести на денешниот состанок донесе одлука за препорака до Министерството за здравство преку тоа и до Владата и главниот координативен кризен штаб да бидат укинати сите

Ai informoi se po ulet numri i të infektuarve me Kovid-19 të cilët regjistrohen në nivel javor, ndërsa niveli më i ulët rekord i të sëmurëve nga kovidi është regjistruar javën e kaluar - 66 të sëmurë. Në raportin e fundit nuk ka të vdekur, ndërsa ata që janë të infektuar janë raste të lehta të cilët nuk janë në mbështetje oksigjeni.

Kovidi, siç tha Mehmedoviq, do të mbetet edhe më tutje aktiv në mesin tonë, heqja e të gjitha masave nuk nënkupton se tashmë nuk do të jetë i pranishëm dhe do të duhet të kemi kujdes. 

Ende qëndrojnë rekomandimet për vaksinim kundër Kovid-19. Sipas Mehmedoviqit, kjo është një nga metodat e cila na solli në situatën të kemi imunitet kolektiv. 

Në Komision është biseduar edhe për atë se si në të ardhmen duhet të bëhen raportet për Kovid-19 dhe a duhet ata të jenë në nivel javor ose në nivel mujor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR