• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komisioni për Sëmundje Infektive miratoi disa rekomandime që kanë të bëjnë me përshtatjen e sistemit lidhur me ndjekjen e rasteve të mundshme të fruthit

Komisioni për Sëmundje Infektive miratoi disa rekomandime që kanë të bëjnë me përshtatjen e sistemit lidhur me ndjekjen e rasteve të mundshme të fruthit

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Komisioni për Sëmundje Infektive ka miratuar disa rekomandime që kanë të bëjnë me përshtatjen e sistemit lidhur me ndjekjen e ë rasteve të fruthit që mund të priten, bëri të ditur sot zëdhënësi i Komisionit, Zllate Mehmedoviq.

 "Çështja e parë dhe themelore është të përforcohet mbikëqyrja epidemiologjike ndaj të gjitha etheve të skuqjes sepse në këtë mënyrë do të mund shpejt ta zbusim procesin e përhapjes së rasteve të reja. Së dyti, ntë ngrihet ndërgjegjësimi te punëtorët e shëndetit dhe i popullatës për ekzistencën e një rasti të fruthit. Rekomandimi i tretë ka të bëjë te mjekët amë, pediatërve dhe infeksionistëve, me kujdes t'i ndjekin të gjitha simptomat karakteristike të fruthit, t'i raportojnë në qendrat kompetente të shëndetit publik. Mjekët amë dhe pediatrit rastet e dyshuara t'i dërgojnë tek specialistët e sëmundjeve infektive për diagnozë të mëtejshme. Të gjitha materialet nga ato raste duhet të dërgohen në laboratorin e referencës në Institutin për Shëndet Publik për diagnozë përfundimtare. Duhet të bëhet edhe kontroll shtesë  në dokumentacionin e të gjithë fëmijëve që nuk janë të vaksinuar ose që nuk janë plotësisht të vaksinuar. Të përforcohet procesi i edukimit të popullatës për efektivitetin dhe rëndësinë e vaksinës si mënyra më efektive për kontroll dhe zbutjen e pasojave të fruthit", sqaroi ai.

 Në takimin e sotëm të Komisionit për Sëmundjet Infektive është shqyrtuar i vetmi rast me fruth, që u shfaq në vend.

"Pas një periudhe të gjatë kohore, në vitin 2019 ishte rasti i fundit. Bëhet fjalë për një fëmijë 13 muajsh i regjistruar në Sveti Nikollë, i cili ishte i shtruar në spitalin klinik të Shtipit, ishte në Repartin Infektiv. Ai u lëshua për trajtim në shtëpi dhe izolim në shtëpi. Është në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme shëndetësore. Pritet që të mos ketë pasoja për shëndetin e fëmijës", informoi Mehmedoviq. 

Sipas informacioneve që i kanë marrë, 13 ditë para shfaqjes së simptomave, fëmija ka pasur një vizitë në Institutin për Mikrobiologji dhe Klinikën për Sëmundje të syrit në Shkup, për shkak të infeksionit të syve.

Bëhet fjalë për analiza epidemiologjike. Tani për tani,  nuk ka raste të tjera të dyshuara me pasqyrë klinike. 

 Mehmedoviqi ka theksuar se ky vaksinim është i detyrueshëm dhe kjo duhet të respektohet. Mosvaksinimi i fëmijës ka ndër të tjera pasoja ligjore. Ai kujtoi se masa ende është në fuqi, fëmija nuk mund të shkojë në kopsht pa u vaksinuar.

"Vazhdimisht apelojmë që të vaksinohen, për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve", nënvizoi Mehmedoviqi. ar/

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMediumskaInformativnaAgencija%2Fvideos%2F238433838700084%2F&show_text=false&width=560&t=0" width="560" height="314" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share" allowFullScreen="true"></iframe>

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR