• e premte, 27 dhjetor 2024

Komisioni për përdorimin e emrave historik nesër do të mbajë seancë për klubin bullgar "Car Boris III"

Komisioni për përdorimin e emrave historik nesër do të mbajë seancë për klubin bullgar

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Komisioni për përdorimin e emrave historik nesër duhet të mbajë takim dhe të dorëzojë raport, pas së cilës do të marrë vendim përfundimar, deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, për atë deri ku është procedura me klubin bullgar "Car Borisi III".

Në brifingun me media në Ministrinë e Drejtësisë, sot u sqarua se herën e parë kërkesa ka qenë nga vetë klubi, ndërdsa tani është nga Regjistri qendror dhe se tani më është lëshuar kërkesë nga Komisioni deri te Regjistri qendror.

Konform Ligjit për shoqata dhe fondacione, që është miratuar me procedurë të shkurtuar në nëntor të vitit 2022, klubet bullgare janë të detyruara të kërkojnë riregjistrim ose në të kundërtën u kërcënohet pezullimi. Afati për parashtrimin e kërkesës ka skaduar më 16 shkurt.

Javën e kaluar me vendim të ministrit të Drejtësisë, ndërsa pas mendim paraprak të Komisionit kompetent, është shlyer klubi bullgar "Vanço Mihajllov" nga Manastiri. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR