• e mërkurë, 01 prill 2026

Komisioni për Mundësi të Barabarta do të vendosë për Debatin mbikëqyrës për mbrojtje nga dhuna në familje

Komisioni për Mundësi të Barabarta do të vendosë për Debatin mbikëqyrës për mbrojtje nga dhuna në familje

Shkup, 1 prill 2026 (MIA) – Komisioni parlamentar për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave sot do të mbajë mbledhje, në rend dite të të cilës është Propozim vendimi për mbajtjen e debatit mbikëqyrës në temë: “Zbatimi i ligjeve, politikave dhe masave institucionale për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje, nga aspekti i mundësive të barabarta, koordinimi institucional, sfidat dhe mundësitë për përparimin e efikasitetit të veprimit të organeve të pushtetit ekzekutiv”. 

Nisma është parashtruar nga deputetet Zhaklina Peshevska dhe Monika Zajkova. Theksohet se kjo nismë parashtrohet duke e pasur parasysh nevojën që Kuvendi, përmes organeve të tij kompetente të punës dhe në kuadër të funksionit të tij mbikëqyrës, të sigurojë mbikëqyrje më të hollësishme në atë si institucionet kompetente i zbatojnë ligjet, politikat dhe mekanizmat për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave, si një nga çështjet thelbësore në lidhje me të drejtat e njeriut, sigurisë, dinjitetit, mosdiskriminimit dhe mundësive të barabarta të grave dhe burrave. 

“Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave nuk është vetëm çështje e reagimit individual institucional, por çështje e funksionalitetit të të gjithë sistemit, e koordinimit ndërinstitucional, e veprimit në kohë dhe efikas, e disponueshmërisë së shërbimeve dhe e ekzistencës së mekanizmave të qartë dhe të zbatueshëm të mbrojtjes. Prandaj, lind nevoja për debat parlamentar mbi këtë çështje si kërkesë legjitime për perceptim sistemik të situatës, analizë të zbatimit të ligjeve që mbulojnë këtë çështje dhe përcaktimin nëse struktura institucionale ka ofruar dhe do të jetë në gjendje të ofrojë mbrojtje në kohë, të koordinuar dhe efektive”, thuhet në Propozim – vendim.

Kjo nismë, siç theksohet, është vendosur vetëm në kuadër të funksionit mbikëqyrës të Kuvendit mbi Qeverinë dhe organeve të administratës shtetërore, gjegjësisht si debat sistematik për zbatimin e ligjeve, politikave dhe masave institucionale nga ana e organeve të pushtetit ekzekutiv. Lënda e debatit, siç thuhet, është vendosur ashtu që Komisioni të marrë pasqyrë të përgjithshme, të agreguar , sistematike dhe institucionale për mënyrën në të cilën funksionon mekanizmi për parandalim dhe mbrojtje.  

Në Propozim vendimin theksohet se nevoja nga ky debat mbikëqyrës del nga disa aspekte kyçe. 

“Së pari, çështja e parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave ka dimension të fortë publik, institucional dhe shoqëror. Efektiviteti i reagimit institucional nuk vlerësohet vetëm nga ekzistenca e një ligji, por edhe nga zbatimi i tij në praktikë, koordinimi midis institucioneve, qasja e masave mbrojtëse dhe besimi i qytetarëve në sistem. Së dyti, kjo është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me mundësitë e barabarta. Reagimi institucional ndaj dhunës duhet të jetë jodiskriminues, i kapshëm dhe efikas. Nëse ka dobësi institucionale, koordinim të pamjaftueshëm, mungesë stafi, praktikë të pabarabartë ose qasje të kufizuar në mbështetje, kjo ndikon drejtpërdrejt në realizimin e mundësive të barabarta dhe mbrojtjen reale të personave në rrezik. Së treti, debati mbikëqyrës parlamentar është mekanizëm i përshtatshëm për të marrë informacion, mendime dhe sqarime nga autoritetet kompetente, në mënyrë që Kuvendi të jetë në gjendje të nxjerrë përfundime dhe, nëse është e nevojshme, të iniciojë përmirësime të mëtejshme institucionale, politike ose ligjore”, sipas Propozim – vendimit për mbajtjen e debatit mbikëqyrës.

Debati mbikëqyrës, siç theksohet në Propozim – vendimin, do të kishte për qëllim Komisionit të mundet, në bazë të informacioneve të mara dhe mendimeve të ekspertëve të ndërtojë pasqyrë më komplete për funksionalizimin e sistemit institucional, si dhe të propozojë rekomandime për përparimin e tyre. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR