• e diel, 06 tetor 2024

Komisioni për mbikëqyrje ndja punës së ASN-së dhe dhe AZ-së për vizitë pune në Agjencinë për zbulim

Komisioni për mbikëqyrje ndja punës së ASN-së dhe dhe AZ-së për vizitë pune në Agjencinë për zbulim

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për mbikëqyrje ndaj punës së ASN-së dhe AZ-së sot qëndroi në Agjencinë për zbulim (AZ) ku nga ana e drejtori dhe bashkëpunëtorëve të tij u informuan deputetët për prioritetet aktuale të AZ-së.

Me atë rast, siç informojnë nga shërbimi kuvendor për shtyp, theks i veçantë u vendos në dialogun Prishtinë-Beograd dhe refleksionet ndaj sigurisë rajonale, gjendjet në Bosnje e Hercegovinë, por edhe për perspektivat evropiane të shtetit në kontekst të sfodave globale të sigurisë.

"Deputetët treguan interesim për disa çështje, ndërsa posaçërisht rreth sistemeve 'Pegasus' dhe 'Predator', sigurinë dhe kbrojtjen e qytetarëve nga sisteme të këtilla të sofostikuara, si dhe bartësit e funksioneve publike, me ç'rast Agjencia konfirmoi se me sisteme të tilla nuk disponon", thonë nga shërbimi kuvendor për shtyp.

Nga ana e deputetëve, shtojnë, ishte vlerësuar pozitivisht takimi dhe përgjigjet e marra në pyetjet e parashtruara nga ana e AZ-së. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR